Categories Lajme

Makina përplas biçiklistin në vijat e bardha, plagoset 70-vjeçari në Vlorë

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës.

Drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka përpalsur një 70-vjeçar me inicialet K.V. i cili ka qenë duke kaluar në vizat e bardha me bicikletën e tij. Si pasojë e goditjes 70-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po zbardh rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME