Categories Lajme

Kryeministri Edi Rama me një mesazh të pazakontë dhe si kurrë më parë

Kryeministri Edi Rama me një mesazh të pazakontë dhe si kurrë më parë të pakuruar nga stafi i tij dhe pa drejtshkrim shqip, ka publikuar pak para mesnate një ndjesë publike për njerëzit që janë ndjerë të fyer prej tij.

Në mesazh që e gjeni të plotë dhe të paredaktuar më poshtë, z.Rama thotë:

“Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia ketu, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju ne kete faqe, qofshin edhe urrejtesit e mi me te medhenj ata qe kundershtoj!

Une s’kam kurresesi asgje personale me askend nga ju, as ju njoh e as nuk e di kur jeni prej verteti e kur fallcoprofil, po thjesht debatoj, pa dorashka, sy per sy e dhemb per dhemb siç i thone, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne e fyejne pa frena fare, se perndryshe pse na duhet kjo faqe!

Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu…

Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu (ca thone s’bejne keshtu burrat e shtetit, eh, me mire keshtu se sa “burre shteti” qe te vret e te sakaton!), por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ai qe kam qene dhe ky qe jam!

Ka dhe disa demokratikas te paepur, qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare apo jo?! Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Ne asnje menyre!

Debati me terheq shume me te gjithe ju dhe me ta sidomos, e te ma bejne hallall, sepse kur se kam dot debatin politik me ata qe demokratikasit e kesaj faqeje votojne (jane pa lidhje fare te votuarit e tyre, “popull kot” kur i thone!), s’kam me ke debatoj tjeter me mire se sa me ta direkt – meqe ra llafi, po ua them: Jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis, Grupi 7X7=42 e kam llafin.

Nejse, s’po e zgjas me tutje dhe realisht, ndjese edhe demokratikasve me heroike, nese e kam bere te ndjehen keq me repliken time – po prapeseprape s’me rrihet, ç’vlere ka te humbim kohe ketu, nese nuk perplasemi sinqerisht dreqi e mori?! Perqafime pa parti”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME