Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte vjen sot në Tiranë në vizitë zytare. Kreu i qeverisë italiane do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 15.30 në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu si do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 17.30 në Presidencë.
Pritet që Conte të zhvillojë edhe një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 17:00. Kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë. Vizita bëhet vetëm pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë. Italia ka mbështetur prej kohësh çeljen e negociatave me Shqipërinë
