Categories Lajme

Kryeministri kroat ngushëllon Kosovën

Këtë të dielë një aksident më 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar është regjistruar në Brod të Kroacisë. Autobusi me targa të Kosovës ishte i i linjës Frankfurt-Prishtinë. Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar për aksidentin fatal nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”. “Ne jemi me familjet e viktimave dhe jemi në mbështetje të autoriteteve të Kosovës”, është shprehur ai duke shtuar se ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Mbrojtjes Civile janë në “Slovanski Brod” për të ofruar kujdes shëndetësor për të plagosurit.

“Me trishtim të madh morën lajmin për aksidentit e një autobusi në “Slavonski Brod” ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME