Categories Lajme

Kryeministria jep detajet e takimit të Ramës me Metën

Pas përfundimit të takimit 90-minutësh të kreut të qeverisë Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, deklarata e parë zyrtare ka ardhur nga kryeministria. Në reagim theksohet se takimi vjen pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,”thuhet nga burime zyrtare të kryeministrisë.

Takimi vjen një ditë pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm. Në arsyetimin e tij,Presidenti tha se ende nuk ka krijuar bindje për kanditaturën e Lleshit. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhej në njoftimin e shkutër të Presidencës.

Pas dorëheqjes së Xhafës Rama njoftoi se kishte emëruar gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME