Categories Lajme

Kryeministrja daneze shtyn dasmën për të tretën herë!

Mette Frederiksen  Kryeministrja e Danimarkës, mendoi se ajo më në fund e kishte ndarë datën e dasmës, por iu desh ta shtynte për të tretën herë tashmë për shkak të një takimi të BE-së. Shumë martesa janë shtyrë prej pandemisë së Covid 19 dhe prej kësaj, nuk janë imunë as liderët botërorë. “Po pres vërtet me padurim të lidh kurorë me këtë njeri të mrekullueshëm”, shkroi Frederiksen në një postim në Facebook në krah të fotos ku shihet së bashku me të fejuarin e saj, Bo Tengberg.

“Por duket se nuk mund të jetë kaq e lehtë, sepse tani është thirrur një mbledhje e këshillit në Bruksel pikërisht në atë të shtunë të korrikut kur ne kishim planifikuar të martoheshim. Por unë duhet të bëj punën time dhe të kujdesem për interesat e Danimarkës. Pra, ne duhet t’i ndryshojmë planet përsëri”, shtoi ajo. Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian në 17-18 korrik, i cili do të mbahet në Bruksel në prani të 27 krerëve të vendeve anëtare, u vendos javën e kaluar në një bashkëbisedim virtual. Do të jetë samiti i parë ku liderët do të jenë fizikisht të pranishëm që prej vendosjes së masave bllokuese nga koronavirusi muaj më parë. Gjatë takimit, drejtuesit janë vendosur të diskutojnë një plan të rimëkëmbjes në përgjigje të krizës së Covid-19 dhe një buxhet të ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME