Teksa më herët edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka qënë prezentë në ditën e parë të kopshtit për fëmijët e vegjël por edhe në ditën e parë të shkollës për të gjithë nxënësit e shkollave 9 vjecare si edhe të mesme, në kopshtin numër 3. Në fjalën e tij Leli ka uruar të gjithë fëmijët por edhe nxënësit e shkollave për një vitë të ri shkollor sa më të mbarë edhe me plotë suksese.Gjithashtu e ka vendosur theksin tek rëndësia që ka arsimi, jo vetëm në formimin e brezit të ri por edhe në formimin e një të ardhme sa më të ndritur për vendin. Sipas Dritan Lelit investimet në kopshte edhe shkolla që janë bërë nga Bashkia Vlorë me mbështetje të qeverisë në gjithë territorin e qytetit të vlorës, një ndër ta është edhe kopshti numër 3, kontribuojnë në rritjen e nivelit arsimor në qyteti.Leli gjithashtu premtoj të tjera investime të cilat do të risin nivelin e arsmit në qytet, për të kontribuar në këtë mënyrë në të ardhmen e vendit. DRITAN LELI Ndërkohë në Vlorë këtë të hënë ka qënë dita e parë e mësimit për 1244 nxënës që ulen për herë të parë në bangat e shkollës.Ky 16 shtator në Vlorë ka shënuar ditën e parë të shkollës edhe kopshtit për 19.593 fëmijë edhe nxënës, ndër ta 3056 fëmijë në kopësht, 11.337 nxënës të shkollave 9 vjecare, 2860 gjimnazistë si edhe 884 nxënës të shkollave profesionale 129 në shkolla kulturore edhe 83 në shkollën speciale.



