Categories Lajme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uron 28 nëntorin: Gjaku i derdhur për flamurin të jetë pishtari për të mbrojtur vendin nga çdo rrezik i ri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët në ditën e flamurit kombëtarë.

Meta shkruan se patriotizmi dhe gjaku i derdhur për flamurin duhet të jenë pishtari që na udhëheq në udhën e duhur për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri.

“Lavdi përjetë 28 Nëntorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!”, shkruan Ilir Meta.

Postimi i Metës

Sot në Ditën e Flamurit Kombëtar, përulemi me nderim para veprës së ndritur të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë, që 110 vjet më parë themeluan shtetin modern duke patur për ideal të shenjtë vetëm Atdheun dhe fatet e Tij.

Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që na ndriçon mendjet dhe udhën e duhur ku duhet të ecim për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri dhe për ta bërë këtë tokë të bekuar sa më të begatë, ku sot e mot të gjithë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të jetojnë me dinjitet dhe krenari.

Lavdi përjetë 28 Nëntorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME