Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një automjet në Kamëz, digjen edhe dy të tjera pranë tij

Një automjet është përfshirë nga flakët  në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz. Për pasojë janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera që ndodheshin të parkuara afër automjetit të përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një defekt në pjesën e motorit.

“Më datë 28.11.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M.

Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti. Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME