Categories Lajme

Kryetari i PD Dega Vlorë Genc Deromemaj, për kuvendin e 11 Dhjetorit kanë firmosur 215 delegatë, nuk do të ketë një kuvend të dytë

Pd e Vlorës ka lexuar sot emrat që kanë firmosur për kuvendin e 11 Dhjetorit të Partisë demokratike. Delegatët e Pd dega Vlorë shprehen të qartë në vendimin e tyre. Do të marrin pjesë në kuvendin e vetëm atë të 11 Dhjetorit pasi sipas tyre ,nuk ka kuvend tjetër.

Nga 285 delegatë që ka dega Vlorë në total, për kuvendin e 11 dhjetorit kanë firmosur 215, një shifër kjo e cila sa vjen dhe rritet.Nuk ka asnjë delegat i cili të ketë firmosur për prezencë në të dy kuvendet teksa pjesëmarrja në 11 dhjetor pritet të jetë më e madhe se 215 delegatë nga Vlora.

Kryetari i Partisë demokratike Dega Vlorë, Genc Deromemaj shprehet i qartë se nuk do të ketë një kuvend të dytë. 215 Delegatët, sipas tij do të shkojnë vetëm në kuvendin e 11 dhjetorit .

Sipas Deromemaj , z.Basha do të shkarkohet,pasi ky është një fakt tashmë.

Delegatët shprehen të sigurt në vendimin e tyre dhe nuk i druhen një përjashtimi. Nëse Pd shëndoshet me përjashtimin e delegatëve të Vlorës atëherë sipas Deromemajt ata heqin dorë vetë nga detyrat e tyre në të mirë të Pd, nuk ka nevojë t’i përjashtojë Lulzim Basha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME