Categories Lajme

Ksamil e Velipojë, IKMT vijon pastrimin

Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se krahas shembjeve po bëhet edhe pastrimi i zonave nga inertet.

Ai paralajmëron gjithashtu se në vazhdim të këtij operacioni mjetet e IKMT do të nisin shembjen e objekteve edhe në zona të tjera veç Ksamilit dhe Velipojës.

“Operacioni ‘Bregdeti Ynë’- Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare. S’ka kohë për pushim e as do të tërhiqemi nga vendosmëria për të çliruar bregdetin nga gjithfarë ndërtimesh e strukturash të ngritura pa leje.

Mjetet e IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë në ditët në vazhdim operacionin edhe në zona të tjera bregdetare. Kemi një hartë të plotë ku janë evidentuar qartë të gjitha objektet. Shembja e tyre edhe çlirimi i hapësirave të zaptuara është vetëm çështje ditësh”, deklaroi Çuçi.

Në javën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” u shembën në Ksamil e Velipojë 35 objekte të ngritura pa leje, me strukturë betoni dhe metalike. Qindra objekte të tjera pritet të shemben deri në fund të qershorit përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME