Categories Lajme

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

Në janar të këtij viti, kopshti privat “Gledis i ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, u vendos në fokus të vëmendjes publike, pasi edukatorja Rudina Gërdani u filmua duke dhunuar dy fëmijë të vegjël. 46-vjeçarja u shpall në kërkim nga policia për rastin që tronditi mbarë opinionin publik dhe ngriti njerëzit në protestë.

Por duket se rastet e dhunës në kopshtin “Gledis” nuk kanë të mbaruar. Nëna e një djali të vogël që ndjek të njëjtin kopsht ka bërë një denoncim për “JOQ” ku thotë se djali i saj ka shkuar në shtëpi i nxirë e me shenja në veshë, faqe, sy dhe fyt.

Kjo si pasojë e një sherri të ndodhur mes të vegjëlve në kopsht, ku nëna pretendon se askush nga personeli i kopshtit nuk ka ndërhyrë për minuta të tëra për të ndaluar atë që po ndodhte.

Nëna thotë se e ka marrë vesh ngjarjen vetëm kur edukatoret e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se djali është nxirë. Pasi ka parë pamjet e kamerave të sigurisë ku duket i vogëli i saj që dhunohet, ajo ka kërkuar që nxënësi dhunues të përjashtohet.

Ata e kthejnë çështjen në interes financiar. Nuk e përjashtojnë djalin dhunues, se thonë nëse heqim atë ikin dhe dy të tjerë. Nuk kanë interes të mbajnë djalin tim dhe të heqin tre të tjerë,” tha nëna e djalit të vogël.

Nëna është e habitur për neglizhencën që drejtoresha e kopshtit “Gledis” kanë shfaqur për të zgjidhur rastin, prandaj zgjedh ta bëjë publik rastin që institucionet të reagojnë.

Kjo ngjarje kthen edhe një herë vëmendjen te siguria e kopshteve dhe çerdheve, ku prindërit i lenë fëmijët në mirëbesim, dhe më pas i marrin të nxirë e me shenja dhune, herë nga edukatoret e herë nga bashkëmoshatarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME