Categories Lajme

Kthim në shkollë vetëm për maturantët/ teste vetëm me alternativa

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave të Arsimit, Zamira Gjini, deklaroi sot se “kishim përgatitur disa skenarë, ndërsa vendimmarrja ishte në akordim edhe me taskforcën dhe dolëm në përfundimin që në shkollë të shkojnë vetëm maturantët”.

Në një intervistë televizive, Gjini theksoi se “do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare për të zhvilluar mësim maturantët që të krijohen distancat.  Duke pasur parasysh që shkollat 9-vjeçare nuk do të jenë do të ketë një rindarje të re të nxënësve në klasa”. Sipas saj, janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e mësimit për maturantët. “Kemi njoftuar që më parë, kemi nxjerrë edhe programe të reja për maturantët, ku nxënësit do të shikojnë programin orientues, ku janë hequr ato tema që janë zhvilluar në kushtet e shtëpisë. Do të kenë teste vetëm me alternativa. Do të shikohet që mënyra e testeve të bëhet dixhitale, por janë procedura për më pas”, – nënvizoi Gjini.

Ndërsa duke folur për nxënësit e klasave të pesta, Gjini u shpreh se “ provimi i klasës së 5-të nuk është provim me notë por një vlerësim si arritjeve të nxënësit të klasës së pestë , që Ministria e Arsimit e realizon çdo vit, më këtë grup nxënësish për të parë se cilat janë arritjet, problematikat, pikat dhe sfidat e këtij niveli të arsimit parauniversitar.  Për këtë vit ky provim nuk do të zhvillohet ,nuk ka qenë me notë dhe  nuk ka lidhje me nxjerrjen e notave përfundimtare të nxënësve të klasës së pestë”, – tha Gjini.

Për sa i përket nxënësve të klasave të 9-ta Gjini u shpreh se “tre provimet kombëtarë, gjuha angleze, gjuha shqipe dhe matematika për klasat e 9-ta  nuk do të zhvillohen, por në dëftesat e tyre do të jenë notat e provimeve. Për këtë kemi parë shumë modele të vendeve të ndryshme edhe të Europës edhe të rajonit sesi po veprojnë me provimet kombëtare, sepse ka qenë një çështje për Ministrinë e Arsimit sesi do të veprojmë”. Sipas saj, notat e provimit do të nxirren duke konsideruar notat e lëndës nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të.

E pyetur nëse do të ketë ndryshim programesh për nxënësit nga klasa e 1-11-të, Gjini tha se “këto klasa deri në 29 maj do ta zhvillojnë mësimin online siç po i zhvillojnë, dhe natyrisht kur të hartojmë planet shkollore për vitin tjetër shkollor shtator 2020-2021 do të kemi parasysh që në periudhën e fillimit të vitit shkollor do të bëjmë një përsëritje dhe do të kalojmë të gjitha temat që nuk janë realizuar apo kanë pasur problematikë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME