Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, si parashikohet moti për ditën e sotme

Shqipëria

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e moti të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.

Orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të përkohëshëm të motit si edhe ndërpreje të reshjeve nga i gjithë territori i vëndit për të ri-kthyer kthjelllimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do të mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat kufitare me shqipërinë.

Mesdita dhe pasditja sjellin intervale të shkurtra me kthjellime, situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku sërish pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të Kosovës. Problematike do të jetë, gjithashtu parametri i fortë i erës.

Maqedonia

Masat ajrore të qëndrueshme, do të diktojnë kushte e motit në Maqedoni duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore.

Parashikohet që të njëjta kushte të motit të kthjellët dhe vranësirave të dendura, por pa reshje të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Po ashtu, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME