Moti në vendin tonë ditën e sotme do jetë i paqëndrueshëm. Sipas MEteoAlb, në zonat jugore dhe qëndrore do ketë kthjellime në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në veri do ketë vranësira. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do sjellë vranësira në zonat malorë, shira afatshkurtër e të papërfillshëm verilindja.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare në veri por herë pas here forcohet në jug duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
