Categories Lajme

Të premten hapet bajpasi i Vlorës

Nga e premtja nis qarkullimi i mjeteve në bajpasin e Vlorës, një vepër e rëndësishme e cila do të lehtësojë trafikun si dhe do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi së bashku me inxhinierët, përfaqësuesit e policisë së qarkut Vlorë, kontraktorin dhe supervizorin e punimeve diskutuan mbi planin e menaxhimit të trafikut dhe masat që do të merren për një qarkullim sa më të sigurt dhe funksional të automjeteve në këtë bajpas.

ARRSH bëri të ditur se plani i menaxhimit të trafikut do të bëhet i ditur së shpejti për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Hapja e këtij aksi provizorisht të premten u njoftua nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila u bëri thirrje njerëzve të ecin ngadalë dhe të tregojnë kujdes, pasi kemi të bëjmë me një rrugë të re.

“Fatmirësisht kjo rrugë nuk kalon në zona të banuara, përveç Kaninës dhe nuk ka hyrje dhe dalje. Një problematikë që kemi hasur në by pass-in e Fierit për shkak se kishte shumë hyrje dhe dalje në autostradë nga fshatrat e tjerë. Duhet të tregojnë kujdes, është një rrugë e re, duhet të ecet ngadalë. Ky është një rast që ne rrugën po e hapim për të lehtësuar trafikun dhe jo për të bërë gara me makina, sepse këtu do të ketë një përqendrim të madh të policisë rrugore”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME