Categories Lajme

Kthjellime, vranësira dhe rënie e temperaturave, moti për ditën e sotme

Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Pritet që më të dukshme kthjellimet të jenë gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes. Ndërsa vranësirat do të shpeshtohen përkohësisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa më e madhe e Kosovës parashikohet të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë kalime vranësirash në të gjithë territorin. Pritet që në orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites vranësirat do të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut parashikohet të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme në të gjithë territorin, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta përgjatë gjithë ditës.

Kthjellimet do të jenë më të dukshme në zonat Jugore, ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara në Veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Europa

Pjesërisht Europa Qendrore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje.

Gjithashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Ndërsa në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik do të jetë pjesa më e madhe e Jugut të Kontinentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME