Categories Lajme

Ku dhe si duhet të aplikojnë shqiptarët për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike

Ministria e Brendshme ka sqaruar qytetarët në lidhje me aplikimin për kartë identiteti dhe pasaportë. Të gjithë shqiptartë që janë pajisur me dokument identifikimi para datës 31 dhjetor të vitit 2011 duhet të plotësojnë formularin online në portalin E-Albania.

Ndërsa ata që janë pajisur me dokument pas kësaj date duhet të rezervojnë një takim pranë zyrave aleat.  Pas shqyrtimit të aplikimit, qytetarët do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit pranë zyrave të ALEAT.

“Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë brenda Republikës së Shqipërisë Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar PAS datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/

Për të kryer aplikimin për pajisje të Pasaportës Biometrike për herë të parë ose kur pasaporta juaj aktuale është lëshuar PARA datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices “, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME