Categories Lajme

Ku duhet të regjistroheni nëse doni të shkoni në Greqi

Edhe pse Europa ka nisur hapjen graduale, Greqia vijon të ruajë masa të ashpra sa i përket kufirit me Shqipërinë dhe hyrjet e shtetasve shqiptarë në territorin e saj. Siç njoftoi një ditë më parë Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri më 14 qershor.

Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19 në doganën greke para se të lejohen të kalojnë.

Autoritetet greke njoftojnë gjithashtu se numri maksimal i qytetarëve që mund të futen në territorin helen është 400, ndërsa para kësaj ata duhet të plotësojnë edhe një formular regjistrimi ku do të marrin më pas aprovimin apo ndalimin për të hyrë.

Adresa në fjalë është http://www.travel.gov.gr.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Sa i përket hyrjeve nga Greqia drejt vendit tonë, kjo gjë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME