Categories Lajme

U denoncua nga kompania shqiptare, kapet 41-vjeçari rumun, kishte vjedhur online një shumë marramendëse

Përmbyllet me sukses operacioni policor për g oditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Në bashkëpunim me homologët, pas hetimeve 4-vjeçare të kryera nga Njësia për H etimin e K rimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë K riminale në Policinë e Shtetit, është vënë në p ranga në Gjermani, 41-vjeçari rumun me banim në Gjermani.

Njësia për H etimin e K rimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policisë së Shtetit përmbylli me sukses operacionin policor “PËRFUNDIMI”.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka përfunduar hetimet, pas një periudhe 4-vjeçare, në lidhje me kallëzimin e marrë në vitin 2017 nga një kompani shqiptare, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit.

Pas kryerjes së hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me autoritetet gjyqësore gjermane, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka konkluduar se një shtetas i huaj me identitet të rremë kishte krijuar një kompani fiktive me emërtimin “EHExport-Import“, me qëllim mashtrimin e shtetasve në hapësirën virtuale duke shitur pajisje të cilat në realitet nuk i posedonte.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013 dhe ekzistojnë një sërë rastesh të padokumentuara.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka dokumentuar rastin në lidhje me shtetasin A. T, 41 vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Gjermani, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe në bashkëpunim me autoritet policore gjermane është bërë prangosja e këtij shtetasi, në Gjermani.

Po ashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që ky shtetas të ketë përdorur më shumë identitete të cilat lidhen me rastet e tjera të padokumentuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME