Categories Showbiz

“Ku i ke detajet o qorre, nuk sheh as me syze

Një garë kulinarie në ‘Kuzhinën e ferrit” ka degjeneruar në denigrim të një vajze të re pas një kritike të Renato Mekollit, kritikë e cila kapërceu dhe kornizat e një emisioni si ky, ku polemikat me tone të larta dhe etiketime janë mëse normale. Disa fara portokalli në një pjatë të gatuar prej Elkiadës, një prej konkurrentëve të ‘Hell’s Kitchen” çuan në shpërthim gati histerik të Mekollit i cili më pas kaloi në fyerje personale.

“Farat e portokalli dhe limonit ca duan këtu, ju i lini kastile që të acarohem unë se se kuptoj. Ku janë detajet tuaja mo. Ku janë detajet o qorree, këtë salcën e pashë që në kuzhinë dhe thashë se do ta hiqje. Po as me syze nuk shikon. Imagjino mos të kishe syze”, iu drejtua shefi i Kuzhinës së Ferrit, të resë e cila më pas shpërtheu në të qara me dënesë në dhomën e ndenjës.

“Unë kam pasur një gjysh të verbër dhe gjëja e parë që kam bërë kur kam lindur fëmijët është kontrolli i syve. Është e vetmja gjë që më prekin gjithmonë, sytë. Këtu është një ferr…”, u shpreh ajo ndërsa nuk mbante lotët.

Vetëm disa minuta më pas, një tjetër konkurrente është përlotur pas kritikave me nota fyese të Mekollit i cili përpos këtyre nuk ka ngurruar as tua bëjë të qartë:

‘Se nuk me rr*het fare për lotët tuaj’.

Por ndërsa formate të tillë janë importuar nga vende të tjera dhe ku përplasjet shef-konkurrent janë pjesë e kornizës, në Shqipëri ‘protagonisti’ kryesor i tij Renato Mekolli ende nuk ka gjetur ekuilibrat për të mbajtur bashkë show-n, kritikën dhe etikën e një programi ku të rinjtë garojnë, përplasen, mësojnë por dalin prej tij të pa denigruar apo etiketuar për shkak të problemeve fizike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME