Categories Lajme

”Ku të mbytem?! Kam dhe 7 vite kredi për të shlyer”, pas Astirit nis prishja e banesave te Medresja

Dhjetra banesa dhe biznese janë duke u prishur në zonën e Medresesë në Tiranë, për shkak se po punohet për zgjerimin e rrugës nga ana e Bashkisë së Tiranës. Ata janë njoftuar më pak se një muaj më parë se duhet të lironin banesat e tyre, edhe pse për gazetarin e Fax News Sokol Dema ata shprehen se ende paguajnë kredinë me të cilën kanë blerë këto godina.

Një prej banoreve, që njëherësh edhe tregton në katin e parë të ndërtesës thotë se ka larguar fëmijët nga banesa për të mos përjetuar terrorin, ndërsa thotë se ka edhe 7 vite për të paguar kredi.

‘’Unë shtëpinë time e kam blerë 100 milionë lekë, a vihet në pikë të dimrit që të prishet shtëpia, janë tallur në mënyrën më barbare me ne. Unë e kam akoma me kredi shtëpi, kam edhe 7 vite për të larë. Prishin qepenin dhe nuk mbajnë pikë përgjegjësie, ku do shkoj unë, ku të mbytem që të laj kredinë?

Ku të ankohesh për këta, këta të fusin në burg, vetëm atë dimë. Unë i kam shpërndarë kalamajtë që të mos e shohin këtë tmerr sot me sy. Na kanë sjellë një shkresë dhe na kanë thënë që përjashtohemi nga procesi i legalizimit”, shprehet e irrituar banorja.

Ndërkohë banorëve nuk iu është dhënë asnjë premtim nëse do të dëmshpërblehen, ndërsa shtojnë se nuk kanë ku të ankohen, se kanë frikë se policia dhe shteti do të hakmerret me ta. Të gjithë theksojnë se kjo rrugë është qorre, pasi disa metra më tutje rruga është e zënë nga pallatet.

“Unë kam më shumë se 60 vite që kam qenë këtu, jam banorja më e vjetër. Kemi 22 vite që  na është thënë në fushatë se do të na legalizohen banesat. Këtu kalojnë dy makina rehat, ka dhe trotuar, cili është qëllimi këtu? Ku të shkoj unë, nuk kam bllokuar rrugën! Një muaj afat na kanë lënë, do prishet do rregullohet na kanë thënë”, shprehet një tjetër banore.

Më herët Bashkia e Tiranës dhe INUK kanë tentuar të prishin banesat në zonën e Astirit dhe të Unazës së Madhe, po vetëm në sajë të rezistencës së banorëve projekti ka mbetur ende në letër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME