Categories Politike

‘’A e lexuat Kushtetutën kur propozuat Bahri Shaqirin në krye të KLSH-së?”, përgjigjet presidenti Meta

Presidenti Meta ka zhvilluar sot homazhe në bustin e Ismail Qemalit, në 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ku nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve për çështjet e aktualitetit politik. Teksa u pyet nëse e ka lexuar Kushtetutën në rastin e propozimit të Bahri Shaqirit për në krye të KLSH-së, pasi duhet të ketë eksperiencë financiare, Meta u shpreh shkurt:

Kushtetuta, interesi Kombëtar dhe interesi publik janë ato që më urdhëheqin në aktet e mia, edhe në këtë rast.

Ndërkohë që për delegimin që Rama i bëri kompetencave të ministrit të jashtëm te Gent Caka, Meta tha:

Nuk kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë, Presidenti i Republikës e ka të qartë se kujt institucioni mund ti delegojë të drejtën për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare. 

Mazhoranca ende nuk është shprehur zyrtarisht për kandidaturën e Shaqirit, ndërsa reagimin e parë dhe të vetëm kundërshtues e ka pasur deputeti Ulsi Manja.

Postimi i Ulsi Manjës:

Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidatures se Bahri Shaqirit per ne krye te KLSH . Pertej faktit te te berit politike , sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e veshtire per ta lexuar shqip ne germe dhe fryme Kushtetuten e RSH ?

Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar.

Por e para s’ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate. Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta.

Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t’i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME