Ndodh ne mes te Shkodres, kuajt zaptojne hapesirat publike, bashkia ben sehir. Ky nuk eshte rasti i pare i te tilla pamjeve ne zemer te qytetit te Shkodres, tek teatri Migjeni, shatervani, pjaca e qytetit etj, ku kuajt levizin lirisht e behen edhe shkaktare te trafikut e burim aksidentesh.
Sikur te mos mjaftonte kjo, imazhi i shemtuar i qytetit ne syte e te huajve eshte edhe me i rende, ndersa pushteti vendor si zoterues i territorit dhe pergjegjes per menaxhimin, nuk ndermerr asnje mase.



