Categories Lajme

Kufiri i varfërisë në Shqipëri, 120 euro në muaj për një person; 23% e popullsisë është nën këtë nivel

Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri janë nën 120 euro në muaj ose rreth 16 mijë lekë në muaj, atëherë ky person automatikisht është i varfër sipas përcaktimeve kombëtare të INSTAT për fenomenin e varfërisë i vlerësuar së fundmi ne një anketë të posaçme. Ndërsa një familje me katër persona konsiderohet e varfër nëse ka të ardhura 34 mijë lekë në muaj ose rreth 270 euro.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 23 për qind e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % e të ardhurave mesatare te të gjitha familjeve në rang vendi.

Për të matur treguesit e varfërisë INSTAT anketoi në vitin e kaluar 7.582 familje. Treguesit e varfërisë sipas kësaj bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Një tjetër tregues që INSTAT mat është ai i shërbimeve që popullsia mund të përballojë. Sipas vrojtimit të INSTAT u gjet se 38 për qind e popullsisë së vendit ishte e privuar materialisht. Kategoritë e privimit material përfshijnë:

Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;

Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);

Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra;

Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse;

Pamundësia financiare për të patur një makinë;

Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME