Categories Lajme

U vidhnin grave të moshuara varëset e floririt nga qafa/ Kapen dy ‘skifterët’ në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Jewellery”, ku janë arrestuar dy persona pasi u vidhnin varëset e floririt nga qafa grave të moshuara.

Mësohet se nga Policia janë arrestuar E. T., 34 vjeç dhe A. G., 35 vjeç, pasi akuzohen se vidhnin bizhuteri me vlerë. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjedhje”

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor “Jewellery”.

Operacioni për goditjen e personave që vidhnin me forcë nga qafa varëset e floririt.

U vidhnin me forcë varëset e floririt nga qafa grave të moshuara në hyrje të pallateve, por falë operacionit të zhvilluar kapen dhe ndalohen dy autorët.

Njëri prej autorëve, person në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” për vjedhje, për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Zbardhen 7 vjedhje me forcë të varëseve të floririt, të kryera nga këta shtetas.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me forcë të bizhuterive grave të moshuara, zbardhjen e disa ngjarjeve të ndodhura më parë, dhe kapjen e autorëve, pas një punë të mirëorganizuar hetimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas të cilët kryenin këto vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Jewellery”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

E. T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj, Durrës.

A. G., 35 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas në mesditën e datës 10.12.2019 në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri shtetases I. T., 68 vjeçe dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Opel” që e përdornin për të realizuar vjedhjet.

Nga veprimet hetimore të kryera duke përdorur edhe metodat proaktive rezultoi se po këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar disa vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:

-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;

-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;

-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;

-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;

-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;

-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases V. H.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Opel” që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME