Categories Lajme

Kufizime në shkolla, bare e restorante/ Conte firmos dekretin e rradhës me masa shtrënguese

Teksa Italia po përballet me një valë tjetër infektimesh të larta me Covid-19, kryeministri Giuseppe Conte firmos nje tjetër dekret me masa shtrënguese. Kështu, kreu i qeverisë ka autorizuar kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

Disa prej masave shtesë; –autorizon kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë. – mbyllen në ora 18.00 të gjithë lokalet, baret, pubet  pa vende ulje per klientët. -mbyllen në ora 24.00 lokalet e restorante. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina e një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal. – shkollat nuk do të mbyllen por për nxënësit e ciklit të lartë e studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne. – nuk lejohet mbajtja e kongreseve e organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare. – Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca. – i jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të  marrë vendimin e mbylljes o jo të tyre.      Gjatë 24 orëve të fundit, Italia regjistroi 11705 të infektuar dhe 69 viktima. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane. Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME