Categories Covid-19, Lajme

Kujdes 113 raste në Vlorë, dhe gazetarja nga Vlora humb betejën, 1105 raste të reja, 14 humbje jete

Numri i personave të infektuar me Covid-19 dhe viktimave të shkaktuara nga virusi i rrezikshëm vazhdon të mbetet i lartë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton këtë të enjte se kanë rezultuar pozitiv 1105 qytetarë nga 4092 testime që janë bërë.

Ndërkohë numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ka qenë 14, duke e ccuar numrin total të humbjeve të jetëve në 1517. COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4092 testime, 746 të shëruar, 1105 raste të reja dhe 14 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4092 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1105 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnje, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamëz, Pogradec, 5 raste në Bulqize dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe Arrez, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  Mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha,  1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. 

COVID-19 – Statistika ( 11 Shkurt 2021) Raste të reja ditore       1105 Të shëruar në 24 orë     746 Të shtruar në spitale     492 Humbje jete në 24 orë   14 Testime ditore    4092 Testime totale          402,417 Raste pozitive           88,776 Raste të shëruara     54,362 Raste Aktive      33,897 Humbje jete    1,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë   19734 Fier   2938 Durrës  1701 Elbasan  1483 Shkodër  1528 Vlorë   1801 Lezhë    1127 Korçë    1065 Berat  939 Gjirokastër 734 Kukës    483 Dibër     364

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME