Categories Covid-19, Lajme

11 muaj pa dalë nga shtëpia/ Ish-deputeti Dokle: Asnjë kafe, takim apo tubim. Më tallën, por tani më japin të drejtë

Ish-deputeti socialist Namik Dokle, bën pjesë tek ai grup i shoqërisë që po i respekton me rigozitet maksimal masat e vendosura për frenimin e COVID-19 Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai shprehet se për 11 muaj nuk ka dalë nga shtëpia, nuk ka frekuentuar lokalet dhe restorantet nuk ka marrë pjesë në asnjë takim apo tubim.

Ai e konsideron gjendjen të trishtë, por shton se mes kësaj të fundit dhe sigurisë, ish-deputeti ka preferuar këtë të dytën. Ai e përfundon postimin me një mesazh, ku i bën thirrje moshatarëve dhe të rinjve që ta mirëkuptojnë.

Postimi i plotë: 11 MARS – 11 SHKURT= 11 MUAJ Po, kjo eshte e verteta. Ne 11 muaj asnje kafe jashte shtepise! Asnje vajtje ne restorant! Asnje takim, asnje tubim çfaredo qofte!

E trishte? Po, shume merzi me ka ngjallur kjo gjendje. Por ne mes trishtimit dhe sigurise kam zgjedhur sigurine. Per vete dhe per te tjeret. Disa shoke te mi te shkolles e moren me tallje kete “frike” timen. Por tani me japin te drejte. Uroj te me mirekuptojne edhe moshatare te tjere! Pse jo, edhe me te rinjtë!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME