Categories Lajme

Zgjidhet edhe “problemi” Tom Doshi/ Rama siguron ambasadoren se nuk do ta bëjë ministër në qeveri!

Saga “Tom Doshi” duket se ka marrë një zgjidhje, për të gjithë ata që prisnin me kërshëri dhe padurim, se çfarë do të ndodhte me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ambasadorja Yuri Kim, e konsideroi si një deputet të papërshtatshëm, duke deklaruar se shqiptarët “meritojnë më mirë se kaq”.

Ambasadorja zbulon për publikun, se ka zhvilluar një bisedë me Edi Ramën, ku ky i fundit e ka siguruar, se Tom Doshin e ka përjashtuar nga Partia Socialiste dhe se ai nuk do të ketë ndonjë rol në qeveri, sigurisht nëse Rama fiton një mandat të tretë. Në fakt, Tom Doshi nuk ka patur ndonjëherë rol zyrtar në qeveri dhe është mjaftuar të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Më lejoni t’u jap fund spekulimeve: Kryeministri Rama dhe unë, kemi një dakordësi lidhur me kuptimin e kësaj deklarate (i referohet shpalljes non grata të Tom Doshit nga SHBA). Në fakt, kryeministri më rikujtoi se ai personalisht e ka përjashtuar këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë një rol në asnjë qeveri që ai formon“, shkruan Kim.

Reagimet e ambasadores, duket se nuk e kanë shqetësuar aspak Tom Doshin, i cili ka paraqitur në KQZ, kërkesën e partisë së tij për të garuar në zgjedhje. Duket qenë se Doshi nuk ka një dënim të formës së prerë, ligji në Shqipëri nuk e pengon atë të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pra, tani që Edi Rama i ka dhënë fjalën e nderit ambasadores, se nuk ka asnjë punë me Tom Doshin, të gjithë mund të flenë të qetë! /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME