Categories Lajme

Kujdes! Kompania tërheq dhjetëra produkte flokësh nga tregu pasi shkaktonin kancer!

Dhe bëhet fjalë për nj⌂ nga kompanitë më të famshme në botë. Mbi 30 produkte për kujdesin ndaj flokëve janë tërhequr nga kompania Procter and Gamble. Shampo, zbutës apo spray flokësh janë në mesin e produkteve që janë hequr për shkak se është paralajmëruar se përmbajnë një element që shkakton kancer, të quajtur “benzen”.

Prestigjozja amerikane CNN raporton se përfshihen firmat si Pantene, Herbal Essences, Hair Food, Old Spice and Aussie. Vetë kompania ka nxjerrë listën e plotë e produkteve të tërhequra në faqen e internetit , duke përfshirë numrat e kodit të prodhimit të prekur nga tërheqja.

Edhe pse P&G nuk është e bindur totalisht se sasia e benzenit që këto produkte përmbajnë është e mjaftueshme për të shkaktuar kancer, është marrë një masë paraprake për të qenë të sigurtë.

Menjëherë shitësve me pakicë u shkoi urdhri që të heqin këto produkte nga raftet. “Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me thithje, nga goja dhe përmes lëkurës dhe mund të rezultojë në kancer, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut të palcës së eshtrave dhe çrregullime të gjakut të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Procter and Gamble informon të gjithë njerëzit që i kanë blerë tashmë që t’i hedhin ato. Kompania po ofron rimbursime të plota dhe klientët mund të plotësojnë një formular në internet. NOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME