Categories Lajme

Kujdes kur kaloni në këto rrugë në Shqipëri. Mund të jetë fatale për ju

Sot janë prezantuar statistikat e frikshme të aksidenteve rrugore në Shqipëri që në shumë raste kanë rezultuar fatale me pasoje vdekjen e dhjetra qytetarëve. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu paralajmëroi se për shkak të aksidenteve të shumta rrugore do të ndërmerren masa për parandalimin e tyre. Sipas Veliut do të ketë shumëfishimin gjobash për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kryejnë shkelje. Gjobat do aplikohen në rastet e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim i gabuar, mosdhënie e përparësisë, këshillimi-lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit. Po ashtu kërkohet të futet gjoba këshilluese.

Ndërkohë si pika të zeza për aksidente  Veliu përmendi rrethrrotullimin e TEG-ut ku vetëm në 3 muaj kemi pasur 7 aksidente me pasoja fatale. Si dhe rrethrrotullimi i Kolonjës ku në 2 muaj kemi pasur 5 aksidente me pasoja fatale. Ai shtoi se numri më i madh i aksidenteve janë të hënën 283, të premten 230 dhe 214 të dielën.

“Konstatojmë se janë disa pika shumë të vështira që na kanë sjellë aksidente fatale. Krahas mangësive të Policisë Rrugore është edhe projektimi inxhinierik të rrugëve. Tek Tegu për tre muaj kemi patur 7 aksidente. Në kolonjë po ashtu 5 aksidente. Kërkojmë edhe mendimin tuaj për përmirësimin inxhinierik të akseve rrugore. Numri i aksidenteve në 2019 7.9 të vrarë në aksident për 100 mij banorë. ” tha Veliu, dër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME