Categories Lajme

Revolucioni dixhital edhe në shërbim të pensionistëve/24 shërbime online nga ISSH, jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën

Kryeministri Edi Rama duke i cilësuar revolucion dixhital shërbimet online theksoi sot se “24 shërbime të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tashmë janë online përmes “e-albania.al”.

Gjatë inspektimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për shërbimet online, Kryeministri Rama tha se ” 151 dokumente që deri dje duhet t’i siguronin vetë aplikantët zyrë më zyrë, sot 102 dokumentet që i lëshon shteti, sigurohen nga vetë punonjësit e Institutit të Sigurimit Shoqërore”.

“Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje pa ecejake, pa radha, pa rryshfet në afatin ligjor”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “këto radhët e gjata që jeni mësuar do mbarojnë po u asistojmë që ta shikoni si bëhet. Të gjitha këto që ju deri dje i merrnit zyrë më zyrë nuk do i merrni më ju, por punonjësit e shtetit, do bëjnë dosjet tuaja ju thjesht nga shtëpia ose tek posta bëni aplikimin dhe merrni përgjigjen”.

“Të gjithë punën që bënit ju ik këtej e andej, mbaj radhë, do ta bëjnë punonjësit e shtetit dhe ju do rrini vetëm në pritje. Tani është kollaj sepse janë të gjitha në kompjuter dhe ti vetë nga shtëpia, pasi aplikon e ndjek procedurën në momentin që vjen data për ta marrë, ti do ta marrësh”, – tha Rama./k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME