Categories Lajme

Negociatat/ Ruçi: Pozita asimetrike midis integrimit në NATO dhe integrimit në BE dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por edhe vetë Bashkimin

“Procesi i Berlinit, si një proces që simbolikisht nisi njëqind vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore është një mundësi që u është dhënë vendeve tona, që me mbështetjen e Bashkimit Europian, të afrohen, komunikojnë, mbështesin, plotësojnë, e konkurrojnë njëri-tjetrin”.

Kështu deklaroi sot Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili përshëndeti Konferencën e 16 të komisioneve parlamentare për integrimin europian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asoocimit të Europës Juglindore, organizuar sot në Tiranë.

“Nuk mund ta mohojmë se rajoni ynë dhe vendet tona janë të paragjykuar nga pjesa tjetër e kontinentit tonë të vjetër. Europa është një vend i bukur për të jetuar. Madje nga më të bukurit në  botë. Por ajo mbetet ende  kontinenti i asimetrive dhe i paragjykimeve.  Treguesi më i dukshëm i tyre është rajoni ynë, që në terminologjinë e sotme politike na emërtojnë Ballkani Perëndimor.  Ky term, ashtu si edhe termi tjetër, Europa Juglindore, përveç përmbajtjes gjeografike, ekspozojnë sforcimin e një pjese të vendeve dhe vendim-marrësve europianë për të vlerësuar me realizëm mundësitë e zhvillimit, burimet dhe vlerat e rajonit tonë, si pjesë integrale e qytetërimit europian.  Ky dallim midis kufijve gjeografikë,  kufijve kulturorë, kufijve ekonomikë dhe kufijve politikë të Europës duhet të fillojë të zbutet.  Për këtë zbutje duhet të kontribuojmë të gjithë, si vendet tona që ndodhen aktualisht jashtë kufijve politikë dhe ekonomikë të Bashkimit Europian, ashtu e dhe 27 vendet  e kësaj organizate”, tha Ruçi.

“Integrimi ynë europian e ka një model që mund dhe duhet të ndjekë: integrimin tonë në NATO. Mjaft vende të rajonit janë anëtare të NATO-s, por nuk kanë ende një perspektivë të qartë drejt BE-së. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat, por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan pa të drejtë dhe pa e merituar nga ky proces në mbledhjen e Këshillit Europian të 17-18 tetorit.  Ndërsa Kosova dhe Bosnje-Hercegovina kanë një perspektivë edhe më të paqartë. Kjo pozitë asimetrike midis integrimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por edhe vetë Bashkimin”, shtoi Ruçi.

“Ballkani Perëndimor ndodhet në kryqëzimin e influencave të qytetërimit perëndimor  dhe atyre jo perëndimore. Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike dhe imponimi i tyre ndaj Këshillit Europian, natyrshëm lëshojnë terren për influencat jo perëndimore.

“Unë jam i bindur se refuzimi i Këshillit për të hapur negociatat tetorin që kaloi, as nuk është pasuar, as nuk do të pasohet në mënyrë imediate nga rritja e influencave jo europiane në rajon. Megjithatë,  Bashkimi Europian duhet të lexojë qartë rreziqet e tyre për rajonin.  Ne po e bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes së Këshillit Europian të 17-18 tetorit, i cili nuk arriti të vendosë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vendim, sado i padrejtë, nuk na dekurajoi, por na shtoi përgjegjësinë dhe detyrimet për integrimin europian të vendeve tona dhe të rajonit”, theksoi Ruçi.

“Që t’i bashkohemi natyrshëm familjes europiane, kemi ende mjaft detyra për të bërë dhe objektiva për të plotësuar.  Bashkimit Europian do ti bashkohemi më shpejt, nëse do të arrijmë të ndërtojmë një bashkëpunim rajonal miqësor, paqësor, të sinqertë dhe rezultativ, nëse të gjithë shohim përpara. Sa më shumë të forcojmë kohezionin tonë rajonal, aq më shpejt do të jemi koherentë me Europën”, përfundoi Ruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME