Categories Lifestyle

Kujdes me mandarinat! Nëse hani shumë mund të shkoni te mjeku

Prej muajit nëntor nis një periudhë disa-mujore në të cilën konsumohen mandarinat. Por, çka i bën shëndetit tuaj ngrënia e tyre? Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori, dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla se portokajtë.

Po ashtu, ky frut ka një lëvore më të qërueshme dhe është më i vogël në madhësi. Në gjuhën angleze ato njihen edhe si Tanxhërina [Tangerina] për shkak se e morën emrin nga vendi prej të cilit importoheshin, Tanxheri i Marokos. Mandarinat kanë po ashtu shumë ujë në brendi (85%), përmbajnë më së shumti karbohidrate dhe gati aspak yndyrë.

Për dallim nga portokajtë që kanë shumë vitamin C, mandarinat kanë vitamin A. Përfitimet shëndetësore nga të dy frutat kësisoj janë shumë të mëdha. Megjithatë, shumë studime bëjnë thirrje për kujdes për shkak të efekteve anësore që mund të prodhojnë.

Nëse hani portokaj apo mandarina me tepri mund të keni dhimbje të mëdha barku, që mund të çojnë deri në diarre.” Po ashtu, tepria mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, dhe thartirë stomaku, kokëdhimbje e pagjumësi, sipas Klinikës Mayo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME