Categories Lajme

Kujtuan se foshnja shqiptar v.diq/ Familjarët hyjnë në sallë dhe s.ulm.ojnë mjekun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin rajonal të Gjilanit në Kosovë, ku mjekë është dh.unuar, ndërsa ishte në sallën e lindjes dhe po asistonte një paciente për të sjellë në jetë një foshnje.

Familja e gruas që po e kryente lindjen e ka sul.muar gjinekologun gjilanas Vaxhid Thaqin. Por, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një informate të rreme që e kishin marrë familjarët e gruas, që po qëndronin jashtë sallës së gjinekologjisë së Gjilanit.Ata menduan se foshnja iu v.diq dhe në atë mënyrë hynë në sallë të revoltuar në kohën kur po kryhej lindja. Sulmuan mjekun Thaqi si dhe i thyen disa dritare të sallës së lindjes. Por, lajmi që familjarët e kishin marrë për vd.ekjen e foshnjës, nuk kishte qenë i saktë.

Lajmin  për gjithë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Express edhe drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore e nënës dhe e foshnjës është stabile dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur pas një keqkuptimi.

“Ka ndodhur një keqkuptim. Familjarët gabimisht nga dikush ishin njoftuar se u kishte vd.ekur foshnja derisa nëna po qëndronte në sallën e lindjes. Është sulmuar një mjek. Mirëpo gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është stabile”, i tha Expressit drejtori i spitalit.

E me rastin tashmë është duke u marrë edhe policia e Kosovës. Këta të fundit nga rajoni i Gjilanit deklaruan se kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, gjatë orëve të para të pasdites së sotme ka marrë informacionin për një incident në repartin e gjinekologjisë në spitalin rajonal të Gjilant. Aty sipas informacioneve të para disa familjar kishin pasur mosmarrëveshje me njërin nga mjekët. Polica po i vazhdon hetimet dhe tani gjendet në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Epxress, zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani./GazetaExpress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME