Categories Lajme

Tiranasi pas përmbytjeve: Na ka hyrë ujë me fekale në banesë

Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar dhjetëra probleme në Tiranë dhe në një sërë rrethesh të tjera. Me shumë banesave të përmbytura, banorët e një pallati në zonën e shkollës Hasan Prishtina në Tiranë kanë patur dhe të tjera “dhimbje koke” përveçse faktit se uji u ka dëmtuar jo pak sendet shtëpiake.

Një qytetar është ankuar se për shkak të reshjeve të shumta kanalizimet e ujërave të zeza janë bllokuar dhe uji i ka hyrë në banesë. Ja se çfarë thotë qytetari, në një denoncim dërguar për News24.

“Pallati është tek shkolla ‘Hasan Prishtina’, tek ‘Varri Bamit’ tek njësia 3. Asnjë nga institucionet se ka vrarë mendjen për këtë situatë. Na është përmbytur shtëpia. Jemi tre familja të dëmtuara. Është problem i madh. Kemi folur me të gjithë, që nga policia dhe me Bashkinë. Kanë ardhur dhe e kanë parë situatën dhe nuk kanë bërë asgjë. Pusetat janë mbushur. Nuk ka ardhur asnjë nga të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve. Na janë prishur mobiljet nga uji. Këtu tek ne vinë vetëm kur kanë zgjedhje dhe premtojnë, por nuk bëjnë asgjë. Kur bie shi e njëjta situatë ndodh. Banorët vendosin tek shkalla tulla dhe ecin me qese. Na është futur uji i kanalizimeve në shtëpi, do marrim infeksione”, tha qytetari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME