Categories Lajme

Kukës, Reshje bore dhe shiu, si paraqitet situata

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu dhe bore në zonat malore ka sjellë  probleme në qarkullimin e makinave në Kukës. Sipas komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës, është bërë me dije se fatmirësisht të gjithë akset janë të kalueshme pa probleme.

“Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore.

Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm . Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: >Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme. Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.  Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente”, thuhet në njoftimin e prefekturës.abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME