Categories Lajme

Vlorë/ Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 6 shtetas të tjerë, detaje

DVP Vlorë/ Vihet në prangat e Policisë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të m itur”, shtetasen A.T.,27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Po nga Shërbime e Hetimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u procedua penalisht për veprën penale”Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” shtetasi B.D.,50 vjec, banues në fshatin Xhyherinë, bashkia Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasia V.G.,29 vjeçe, se ky shtetas në kundërshim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka ushtrur presion psikologjik ndaj saj.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “D huna në familje” shtetasi S.A.,37 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë,proceduan penalisht për veprën penale” Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasin B.M.,58 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin D.Gj.,31 vjeç, banues në fshatin Borsh-Himarë, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi D.Gj.,63 vjeç, banues në Tiranë, se i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të banesës që ka në fshatin Borsh-Himarë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, proceduan penalisht për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasin A.R.,32 vjeç, banues në Zamalek Korcë, sepse me anë të mashtrimit, me pretendimin se do ti jap lekët, i ka marë bagëtinë shtetasit N.Xh.,71 vjeç, banues në Kalas, Delvinë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin V.K.,23 vjeç, pasi në rrugën “Fusha e Druve”, është konstatuar duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë,për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME