Categories Lajme

Kukës, rruga e Kombit rrezikon nxënësit në Morinë! Në afërsi të shkollës 2 fëmijë humbën jetën

Si pasojë e mungesës së një rruge dytësore, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9 vjeçare në fshatin Morin të Kukësit, përballen çdo ditë me rrezikun e aksidenteve, duke kaluar rrugën e kombit për të shkuar në shkollë, e cila ndodhet buzë këtij aksi.

Përballë kësaj situate, prindërit dhe Drejtoresha e shkollës kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.

“Deri tani për shkollën e Morinit asnjë problem nuk është i zgjidhur, përsa i përket lëvizjes së nxënësve. Sot për sot unë nuk jam në dijeni për projektin që mund të bëhet këtu në vazhdim, por deri më sot nuk ka as mbikalim as nënkalim. Fëmijët vijnë në shkollë përgjatë autostradës.”-shprehet Kujtesa Syla, Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gani Duraku”. Për Fadil Sylën, kryetarin e Bordit të prindërve të kësaj shkolle, shprehet se problemi duhet të çohet deri tek kryeministri Edi Rama.

“Ne këtë shqetësim e kemi çuar deri tek kryeministri. Kemi bërë shumë ankesa. Momentalisht kanë bërë zgjidhje, por jashtë territorit që na takon ne. Kemi disa vdekje këtu. Nxënës shkolle. Është i  domosdoshme një nënkalim për këto fëmijë.”, -thotë Syla. Që nga ndërtimi i autostradës, në afërsi të shkollës, dy fëmijë kanë humbur jetën, si pasojë e përplasjes nga mjetet në këtë aks e të tjerë rrezikohen nga momenti në moment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME