Categories Lajme

Alarmi! Mishi i infektuar po mbush tryezat e shqiptarëve

Gazeta- Ora dhe portal Rehatfare.al vijojnë të hedhin dritë në lidhje me skandalin e madh që ka ndodhur në vendin tonë për 25 ton mish të bllokuar në portin e Durrësit, mish i cili rezultoi i infektuar me salmonelë dhe E.Coli.

Dje, Gazeta-Ora publikoi emrin e subjektit privat që ka futur këtë sasi të madhe mishi në vendin tonë, mish i importuar nga Qipro. Gazeta-Ora, ka siguruar nga burimet e saj, raportin e plotë ku thuhet se 25 ton mish i infektuar me salmonelë dhe E.Coli, është bllokuar në Durrës që ishte i destinuar të hidhej në tregun mishit dhe prodhimit të nënproduktëve të tij (Sallamërive).

Ky skandal, është munduar të sheshohet deri sa të harrohet dhe mishi i infektuar të hidhet në treg. Prej 70 ditësh, kjo sasi e madhe e mishit është e bllokuar në portin e Durrësit dhe ende nuk është asgjësuar, por si duket pritet momenti i duhur për tu nxjerrë nga bllokimi dhe tu hedhë në treg. Sipas ligjit, AKU-ja bllokoi 25 ton mish të infektuar, pasi bëri analizat pranë ISUV. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, ky mish qëndron i bllokuar në kushte frigoriferike dhe nuk është asgjësuar.

Sipas kuadrit ligjor, AKU ka kërkuar që 25 ton mish të asgjësohen ose të rikthehen në vendin e origjinës. Fotot që shikoni më poshtë, janë shkëputur nga raporti zyrtar i AKU-së ku duket dhe përgjigjia e analizave të ISUV ku theksohet qartë se ka infeksion të salmonelës dhe të E.Coli-t.

Në lidhje me këtë skandal asnjë nga instancat shtetërore nuk ka reaguar dhe nuk ka gjobitur kompaninë private. As ministria e Bujqësisë, organi më i lartë që ka për detyrë që të mbrojë shëndetin e konsumatorëve dhe është përgjegjëse për sigurinë ushqimore nuk ka reaguar për këtë mega-skandal.

Shqetësuese mbetet fakti që mishi nuk është asgjësuar, por mbetet ende i bllokuar dhe në momentin që ai futet në treg, pasojat do të jetë shumë të mëdha. Ata që do ti vuajnë pasojat, janë padyshim konsumatorët shqiptarë të cilët në padijeninë e tyre mund të blejnë nga ky mish dhe rrezikojnë deri jetën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME