Categories Sport

Kukësi e Partizani me sytë nga KAS, por në Lozanë nuk i përfshijnë në gjyqe deri në nëntor

Merkato e futbollistëve në kampionatin shqiptar mbetet peng i KAS të Lozanës, ose më saktësisht të vendimeve që ky i fundit do të marrë rreth skuadrave si Kukësi e Partizani, të cilat kanë dërguar atje apelimet për vendimet që ka marrë FIFA për bllokimin e lëvizjeve të lojtarëve nga ana e tyre. Të dy klubet kanë larguar shumë lojtarë së fundmi e pritet që të bëjnë lëvizje të reja për të përforcuar radhët, por në Lozanë, plani për të shqyrtuar kërkesën e tyre në fakt nuk duket edhe aq urgjent. Partizani ka kërkuar nga KAS që të pezullojë vendimin e FIFA-s që i bllokoi për dy merkato dritaren si pasojë e parregullsive në nënshkrimin e kontratës së Eraldo Çinarit.

Klubi shpreson që kështu të mund të lëvizë në merkaton e verës në pritje të vendimit final nga KAS. Një gjë të ngjashme ka bërë më parë edhe Kukësi sa i përket çështjes së FIlip Zderiç, për të cilin FIFA i ka bërë të qartë se mund t’i pezullojë merkaton deri në tre dritare të saj nëse nuk paguan kroatin. Normalisht, kur shpallet pezullimi i vendimit të dhënë nga FIFA, KAS cakton edhe datën e gjyqit për palët. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as Partizani e as Kukësi nuk gjenden në listën e gjyqeve që KAS ka publikuar në faqen e vet. Atje ka me dhjetëra seanca që shtrihen deri në muajin nëntor, por nuk figurojnë askund emrat e dy klubeve shqiptare.

Nëse për Partizanin kërkesa për bllokimin e hyrjes në fuqi të vendimit të FIFA-s është bërë së fundmi dhe në teori mund të kërkojë edhe pak kohë për përgjigje e për të caktuar datën, krejt ndryshe është situata e Kukësit. I dënuar që në janar, në teori Kukësi ka ankimuar para muajit mars në KAS, sipas rregullave të Gjykatës së Arbitrazhit, ndaj duket e çuditshme që në Lozanë nuk e kanë përfshirë ende klubin verilindor në listën e gjyqeve të planifikuara deri në fundin e këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME