Categories Sport

Kukësi hedh sytë nga kryeqyteti, nis përgatitjet anti-Tirana

Tirana-Kukësi është takimi kryesor i javës së 15-të të Kategorisë Superiore. Elita e futbollit shqiptar rikthehet të zbres në fushë këtë fundjavë, pas shtyrjes për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Sfida kryesore luhet në kryeqytet, aty ku përballen dy ekipe pretendente për titull.
Dy skuadrat vijnë në këtë 90 minutësh në situata komplet të ndryshme, me verilindorët që kanë fituar 2-1 ndeshjen e kaluar, ndërkohë që Tirana ra në transfertën e Korçës me rezultat të njëjtë 2-1, ndaj Skënderbeut.

Kukësi ka zbritur ditën e sotme në fushën stërvitore, me Armand Cungun dhe stafin e tij që ka nisur punën për të përgatitur ekipin për sfidën e 7 dhjetorit. Pas 13 javëve të para, Kukësi qëndron në vendin e dytë me 21 pikë, teksa kryeqytetasit mbajnë vendin e 6 me dy pikë më pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME