Categories Lajme

Kultivonin dhe shisnin kanabis, arrestohen tre të rinj në Durrës

Tre pesona kanë rnë në prangat e policisë së Durrësit, pasi  akuzohen për shitje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit D. L., 21 vjeç, E. L., 26 vjeç (kushërinj) dhe K. D., 21 vjeç, të tre banues në Mamurras.

Këta 3 shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Ishëm, pranë vendit ku kishin kultivuar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në disa doza të gatshme për shitje.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Manzë, Durrës/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Ishmi”.

Bashkautorë për kultivim dhe shitje në doza të cannabis sativës, kapen në flagrancë pranë vendit ku kishin kultivuar bimët narkotike, dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 70 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe sekuestrohet një sasi e kësaj lënde narkotike e ndarë në doza.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vazhdën e operacioneve kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Ishmi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

  1. L., 21 vjeç, E. L., 26 vjeç (kushërinj) dhe K. D., 21 vjeç, të tre banues në Mamurras.

Këta 3 shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Ishëm, pranë vendit ku kishin kultivuar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në disa doza të gatshme për shitje.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME