Categories Lajme

SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, avokatët: Kemi 120 mijë faqe dokumente që provojnë pafajësinë

Ish-ministri Lefter Koka ka marrë pjesë për herë të parë në gjykimin ndaj tij që po mbahet sot në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës Koka po lexon konkluzionet përfundimtare për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Kokën, i cili nesë do të gjykohet me gjykim të shkurtuar e nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet me 6.8 vite burg.

Avokatët e tij pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjetikës, Mjedisit dhe Drejtësisë, ndërsa janë shprehur se disponojnë rreth 120 mijë faqe dokumente që provojnë pafajësinë e Kokës.

Konkluzionet e avokatëve të Lefter Kokës:

1-Provat në 120.000 faqe dosje hetimore faktojnë pafajsinë absolute të Lefter Kokës për 3 akuzat. Proçesi është i stisur politikisht , ka porositës dhe ekzekutor. 2-Dy takimet që pretendohet se Lefter Koka ka marre pjesë në diskutime me Albtek faktotohet nga TIMS se ka qenë jashtë Shqipërisë. 3-Kosto e impiantit të Elbasanit është më ekonomikia e mundëshme. Landfilli kushton 3 fish më pak nga ai i Vlores, 2 fish më pak nga Saranda. 4

Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit? 5-Shoqëritë kanë kryer evazion fiskal me njëra tjetrën pa lidhje me Lefter Kokën dhe janë dënuar nga gjykatat e rretheve për këtë vepër. Hetimi u devijua. 6-Kjo çështje është e hetuar dhe gjykuar në gjykatën e Elbasanit. Eshtë anti kushtetuese të rigjykohet. Do ti drejtohemi Strasburgut. 7-Prona që kërkoni të sekuestroni është themeluar në vitin 1927 dhe është privatizuar në 2000.

Kjo është dhunë në emër të ligjit. 8-Janë pyetur 81 persona , askush deri më sot nuk dëshmon ti ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës. 9-Kemi dorëzuar 3966 faqe me materiale provuese dhe ekspertuese që çmontojnë akuzën. Ato as nuk u lexuan nga prokuroria. Cfarë drejtësie është kjo? 10-Asnjë nga shoqëritë nuk zotërohet dhe nuk ka lidhje me Lefter Kokën. Kjo është një anomali juridike. 11-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit. – Prokuroria flet për dyshime, por dyshimet janë në favor të Lefter Kokës. Asnjë ligj i shkelur nuk citohet nga Prokuroria. – Asnjë lek dëm nuk është shkaktuar nga veprimtaria ekzekutive e Minstrit të mjedisit. – Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht.

Kujtojmë se Lefter Koka u prangos më 14 dhjetor në shtëpinë e tij, ndërsa arrestimi ka lidhje me kallëzimin penal të bërë nga Partia e Lirisë, për dosjen e inceneratorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME