Categories Lajme

Kultivuan bimë kanabisi, arrestohen tre persona në Mat, procedohet kryeplaku i fshatit

Mat/Vijojnë kontrollet në zona të thella të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e gjashtë e operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 341 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatrat Stojan dhe Lundre.

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 3 autorët e dyshuar (2 prej tyre vëllezër) të kultivimit të këtyre bimëve.

Në vijim, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Stojan dhe një inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

-Gjatë të gjitha fazave të këtij operacioni, janë asgjësuar 1801 bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 6 autorë të kultivimit të këtyre bimëve, janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas, mes tyre kryetarë fshatrash dhe inspektor të shërbimit pyjor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe strukturat hetimore të krimeve në volum në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet, me shërbime nga toka dhe me dronë, janë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Si rezultat, është finalizuar faza e gjashtë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në kuadër të së cilës u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

-Në fshatin Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 176 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan dhe u arrestuan autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit V. S. dhe P.S. (vëllezër), të dy banues në fshatin Stojan.

-Në fshatin Lundre, njësia administrative Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 165 bimë të tjera narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi J. Gj., banues në fshatin Kokërdhok.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Gj. B., 31 vjeç, kryetari i fshatit Stojan dhe M. D., 63 vjeç, inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës ju bën thirrje kryetarëve të fshatrave, inspektorëve të shërbimit pyjor dhe të gjithë atyre që ligji i ngarkon me përgjegjësi, që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në kontrollin e territorit për goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmerisë, duke ju siguruar anonimatin dhe reagim të mënjehershëm e profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME