Kulture

Edicioni i V- të ” Gurra Folk Festival – 2023″,Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme performuan këngë, valle e rite popullore

FOLKLU RINOR “PUSHTON” KALANË…

Kalaja e Lëkurësit në Sarandë u kthye sot në një skenë të hapur festivali nga ku shkolla të mesme nga i gjithë Qarku i Vlorës morën pjesë në edicionin e V të ” Gurra Folk Festival – 2023″, organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë.

Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të bashkive Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol performuan këngë, valle e rite popullore që vijnë si traditë e trashëgimi nga brezat e shkuar.

Ky aktivitet që tashmë është kthyer në një axhendë të përvitëshme të DRTK Vlorë ka gjetur njëherazi mbështetjen e bashkëpunimin me Zyrat Vendore të Arsimit në bashkitë përkatëse duke treguar edhe një herë se të merresh me trashëgiminë me moshat shkollore është më se obligim.

Me Eva Thomagjinin e Beb Dobin në juri e patëm jo të lehtë të përcaktonim më të mirët mbasi mjafton prezenca dhe impenjimi i këtyre të rinjve, mjafton dëshira e tyre për tu bërë transmentues të këtyre vlerave tradicionale shpirtërore për ti shpallur të gjithë fitues.

Dhe pavarësisht ndarjes së çmimeve aktivitete të tilla me mesazhe kaq të spikatura kombëtare, mbajtur në këtë kohë kaq shumë globaliste e me kaq shumë trazime rrymash muzikore, të dy palët, organizatorë e pjesëmarrës, meritojnë vlerësimin më të lartë.

E vyer shumë kjo nismë e DRTK, Vlorë.

Model për tu ndjekur.Nga Sejmen Gjokoli

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close