Categories Kulture

ESAT PASHA – KORRESPONDENTIT TË BERLINER TAGEBLATT (1914) : “JAM NË DISPOZICION TË MBRETIT ! ISMAIL QEMALI ËSHTË NJË SHARLATAN…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Janar 2020 

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 1 qershorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e “Berliner Tageblatt” në Romë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Optimizmi i Esat Pashës

Ai është “në dispozicion të mbretit”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Berlin, 31 maj. (Me telefon, nëpërmjet korrespondentit tonë special).

Dje, në Romë, korrespondenti i “Berliner Tageblatt” pati një konferencë me Esat Pashën.

Esat Pasha tregoi një optimizëm të madh. Ai deklaroi se nuk kishte dyshim se Mbreti i Shqipërisë do të ishte një sovran i drejtë dhe i mirë për popullin. Sa për rikthimin e tij në Shqipëri, ai tha se do të bënte atë që dëshiron mbreti.

Esat Pasha tha gjithashtu se agjentët austriakë, për të cilët flet shtypi italian, nuk janë të panjohur për të, dhe shtoi se Qemal beu, i cili është rikthyer pikërisht në Shqipëri, është një sharlatan që fajësohet nga e gjithë Evropa.

Esat Pasha duket mjaft i sigurt për të ardhmen e Shqipërisë. Të paktën, ai nuk tregohet i shqetësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME