Categories Kulture

ITALIA (1914) / SHKËMBIMET MIDIS MBRETËRESHËS SË ITALISË DHE ESAT PASHË TOPTANIT NË BALLON E OBORRIT MBRETËROR ITALIAN

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Janar 2020 

“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 18 shkurtit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkëmbimet Esat Pashë Toptanit me mbretëreshën e Italisë (Jelena Petrović-Njegoš) në ballon e oborrit mbretëror, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Romë, 17 Shkurt. Shkresë speciale e “Le Matin”.

Esat Pasha dhe anëtarët e delegacionit shqiptar u larguan nga Roma këtë mbrëmje në orën njëmbëdhjetë; ata do të shkojnë direkt në Neuwied, përmes Këlnit. Koha e qëndrimit të tyre këtu shpjegohet nga nevoja që shumica e anëtarëve të delegacionit të krijojnë një gardërobë perëndimore dhe t’i sigurojnë vetes rrobat ceremoniale të nevojshme për realizimin e misionit të tyre në Romë, duke patur parasysh se në Durrës nuk mungon vetëm strehimi, por edhe rrobaqepësit.

Kjo vonesë i mundësoi mbrojtësit të famshëm të Shkodrës që të merrte pjesë mbrëmë në ballon e oborrit mbretëror. Gjenerali Esat Toptani, i njohur më mirë me emrin e tij turk të Esat Pashait, ishte me rroba civile.

Mbretëresha, raporton “Italia”, iu drejtua atij me komplimentin që mund ta prekte më së shumti, duke ardhur nga vajza e kundërshtarit të tij të një viti më parë.

Jam e lumtur, gjeneral, të përgëzoj mbrojtësin heroik të Shkodrës.

Esat Pasha u përul dhe iu përgjigj me të njëjtën monedhë :

Ne thjesht kemi bërë çmos që të mos jemi kundërshtarë shumë të padenjë përballë babait të lavdishëm të Madhërisë Suaj dhe ushtarëve të tij trima.

Meqë mbretëresha pati delikatesën t’i adresojë komplimentin e saj Esat Pashës në gjuhën shqipe, gjenerali shqiptar iu përgjigj asaj në gjuhën serbe. Thuhej se Esat Pasha dinte vetëm shqip dhe turqisht. Ai vërtetoi të kundërtën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME