Categories Kulture

L’Économiste français (1917)/Italia shpall pavarësinë e Shqipërisë në Gjirokastër

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Dhjetor 2021

“L’Économiste français” ka botuar, të shtunën e 9 qershorit 1917, në faqen n°16, një shkrim në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë në Gjirokastër nga qeveria italiane, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Romë, 6 qershor. — Qeveria italiane sapo ka shpallur pavarësinë e Shqipërisë me aktin e mëposhtëm të datës 3 qershor në Gjirokastër :

“Të gjithë popullatës shqiptare. Sot 3 qershor 1917, në përvjetorin e lumtur të lirive statutore italiane, ne, lejtënant-gjeneral Giacinto Ferrero, komandant i organit të pushtimit (sundimit) italian në Shqipëri, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuel II shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë Shqipërisë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë.

Me këtë akt, ju, shqiptarët, do të keni institucione, milici, gjykata dhe shkolla të lira të drejtuara nga qytetarët shqiptarë. Ju do të jeni në gjendje të administroni pronat tuaja dhe produktin e punës suaj, për përfitimin tuaj dhe për mirëqenien gjithnjë e më të madhe të vendit tuaj.

Shqiptarë, kudo që jeni, ose tashmë të lirë në trojet tuaja, ose të arratisur në botë, ose ende të nënshtruar ndaj sundimit të huaj plot premtime, por në të vërtetë të dhunshëm dhe grabitës, ju që, nga një racë shumë e lashtë dhe fisnike, keni kujtime dhe traditat shekullore qe ju lidhin me qyteterimin romak e venecian, ju qe njihni bashkësinë e interesave italo-shqiptare mbi detin që njëkohësisht na ndan dhe bashkon, bashkohuni të gjithë, ju njerëz të vullnetit të mirë që keni besim në fatet e atdheut tuaj të dashur.

Vraponi të gjithë nën hijen e flamurit italian dhe atij shqiptar, të betoheni për besim të përjetshëm në atë që sapo është shpallur sot në emër të qeverisë italiane për Shqipërinë e pavarur me miqësinë dhe nën mbrojtjen e Italisë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME